Kryeministri Edi Rama kritikoi punonjësit e bashkisë që dolën dhe protestuan para SPAK ditën kur kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u la në masën e sigurisë arrest me burg.
Në fjalën e tij para punonjësve të bashkisë, ai tha se nuk duhet të përsëritet më që të protestohet para institucioneve.
Kreu i qeverisë deklaroi se Veliaj u arrestua pa gjyq dhe kjo është e pashpjegueshme dhe e paimagjinueshme.
Rama: E kërkova këtë mbledhje me të gjithë ju se gjatë këtyre ditëve kam parë shumë njerëz të prekur të zhgënjyer të dëshpëruar. Disa nga ju shkuat dhe para godinë së SPAK për të protestuar ditën që kryetari bashkisë u la në burg pa gjyq.
Nuk dua ti gjykoj përkundrazi e mirëkuptoj emocionin e tyre po ishte një gabim që nuk duhet të përsërit më as nga ju dhe as nga askush që punon në institucionet shqiptare.
Që të jemi të qartë unë nuk mendoj shumë ndryshe nga ata që shkuan atje. Sa i takon ndërprerjes pa gjyq të kontratës së kryetarit të bashkisë me qytetarët e kryeqytetit, i cili mbahet sot në burg dhe kjo kambanë bie për ata që duhet të dëgjojnë. Me statusin e të dyshuarit dhe jo të pandehurit, cka është e papranueshme dhe e pashpjegueshme për të gjitha ata cerek e ca milionë qytetare që e kanë zgjedhur kryetarin e bashkisë që të rrijë në zyrë dhe jo të mbyllet brenda pa gjyq.
Ashtu si Roma që nuk u ndërtua në shtatë dhe Trianë mori vitet e saj dhe Drejtësia e re do të marrë të sajat. Versus.al







