
Në orën 19:00 pritet të zhvillohet protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike përpara Kryeministrisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka mbërritur në godinë në kuadër të planit të masave për mbarëvajtjen e tubimit.
Në zonë janë vendosur forca të shumta policie, si dhe barriera metalike rreth Kryeministrisë. Po ashtu, në terren ndodhen një ambulancë dhe autobote uji, si pjesë e masave të sigurisë.
Në protestën e sotme pritet të ketë fjalime nga drejtues të PD, përfaqësues të forumit rinor, partive aleate dhe aktivistë, ndërsa podiumi do të vendoset përpara godinës së Kryeministrisë./Versus.al

