POLITIKË /

PS kërkon masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës pas kaosit në Kuvend

Mazhoranca kërkon masa të ashpra disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës pas kaosit dhe përplasjeve në seancën plenare. Propozohen përjashtime deri në 60 ditë për shkelje të rënda të rregullores parlamentare.

Shkruar nga Versus

PS kërkon masa disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me një kërkesë zyrtare për marrjen e masave disiplinore ndaj 29 deputetëve të opozitës, pas ngjarjeve të ndodhura në seancën plenare të sotme.

Sipas kërkesës, për Belind Këlliçin, Fidel Kretën, Albana Vokshin, Ledina Alollin dhe Denisa Vatën kërkohet përjashtim 60-ditor nga aktivitetet parlamentare.

Ndërsa për Elda Hotin, Gazment Bardhin dhe Sali Berishën propozohet përjashtim 30-ditor. Masë disiplinore prej 10 ditësh kërkohet për deputetët Edi Paloka, Ina Zhupa, Klodiana Çapja, Oerd Bylykbashi, Enno Bozdo, Tomorr Alizoti, Ivi Kaso, Gent Strazimiri, Luan Baçi, Bledi Himçi, Greta Bardeli, Manjola Luku, Flamur Hoxha dhe Kliti Hoti.

Kërkesa e mazhorancës vjen pas seancës së sotme parlamentare, e cila u shoqërua me tensione të forta, bllokim të punimeve dhe përplasje fizike mes deputetëve të opozitës dhe Gardës së Republikës. Gjatë seancës, deputetët Flamur Noka dhe Klevis Balliu u përjashtuan menjëherë nga punimet e Kuvendit./Versus.al

Poll