POLITIKË /

PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë: Fyeu rëndë Peleshin! "Etika" mblidhet të hënën

Në rast përjashtimi, kjo do të ishte hera e dytë që Bardhi përjashtohet për këtë sesion parlamentar.

Shkruar nga Versus

PS kërkon përjashtimin e Bardhit me 30 ditë: Fyeu rëndë

Partia Socialiste ka kërkuar së fundmi përjashtimin e kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi me 30 ditë nga Kuvendi për shkak të fyerjeve të tij ndaj kryeparlamentarit Niko Peleshi.

Komisioni i Etikës do të mblidhet të hënën në orën 09:30 për të marrë në shqyrtim kërkesën e socialistëve të cilët duan ta lënë Bardhin jashtë Kuvendit për një muaj nën akuzën se ka fyer Peleshin të cilit iu shpreh me fyerje si “je i paburrë”.

“Gazment Bardhi ndërhyri në mënyrë të përsëritur me tone agresive, duke ndërprerë folësin, duke përdorur fjalë shumë të rënda fyese ndaj Kryetarit të Kuvendit, veprime këto që përbëjnë shkelje të rëndë të Rregullores së Kuvendit dhe të etikës parlamentare”, thuhet në kërkesën e socialistëve.

Kjo kërkesë është firmosur nga 14 deputetë mes të cilëve edhe ai i Zegjine Çaushit e cila gjatë fushatës u njoh për videot ironizuese ndaj Bardhit. Debati i fortë nisi teksa para ligjvënësve raportonte Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Versus.al

Poll