Deri në fund të këtij muaji, Kuvendi pret që jurist apo aktivistë të të drejtave të njeriut të kandidojnë për postin e Avokatit të Popullit. Ndër të parët që ka shprehur interesin e tij është avokati i njohur, Saimir Vishaj i cili së fundmi arriti të mposhtë me sukses një sëmundje të rëndë që kërcënonte shëndetin e tij.
Avokati shpërndau në rrjetet e tij sociale një status ku bën me dije se deri më tani 52 deputetë të PS dhe PD kanë firmosur për emrin e tij.
“Mirënjohje për këta deputetë që firmosën për një kandidaturë nga shoqëria civile në këto 35 vite demokracie. Gjithmonë kam mbajtur vijën e prindërve të mi dhe asnjëherë nuk kemi marrë pjesë në ndonjë forcë politike, por kemi qenë të përkushtuar vetëm ndaj ligjit dhe legjislacionit në fuqi”-shkruan avokat Vishaj.
Ndërsa shpalli edhe platformën e tij për Avokat Populli me moton: “Askush nuk është mbi ligjin dhe barazinë gjinore”.
Postimi i plotë:
Deri tani kanë firmosur 52 deputet nga PD dhe PS. Mirënjohje për keta deputet që firmosën për një kanidaturë nga shoqëria civile në këto 35 vite demokracies. Gjithmonë kam mbajtur linjën e prindërve të mi dhe as nuk kemi marrë pjesë ndonjë forcë politike, por duke qenë striktë vetëm me legjislacionin në fuqi.
Kjo është platforma ime si kandidat për pozicionin e Avokatit të Popullit. Askush nuk është mbi ligjin dhe barazinë gjinore.
Mbështetje për atë qytetarin e thjeshtë të pa mbrojtur përballë administratës së egër politikisht apo e vakët në moral e ndërgjegje të ulët.
Zgjedhja e Avokatit të Popullit kërkon 84 vota dhe tashmë mundësitë janë në dorë të PS për ta bërë realitet synimin e Vishajt. Versus.al







