
Kryeministri Edi Rama mblodhi drejtuesit politikë të qarqeve mëngjesin e sotëm në selinë rozë. Gjatë mbledhjes pritet të diskutohet lidhur me organizimin e aktiviteteve për 35-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste, që pritet të mbahet më 12 qershor.
Pjesë e diskutimeve do të jenë edhe zgjedhjet e brendshme në parti si pjesë e procesit të organizimit dhe forcimit të strukturave në të gjitha qarqet e vendit.
Prej javësh Rama ka nisur turin e takimeve në qarqe të ndryshme të vendit duke kërkuar përgatitje për zgjedhjet vendore të 2027-ës. Versus.al

