POLITIKË /

Rama ndan pamjet nga Vlora: Të dielën qyteti do të bëhet me kryebashkiake femër për herë të parë

Të dielën më 9 nëntor, mbahen zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki.

Shkruar nga Versus

Rama ndan pamjet nga Vlora: Të dielën qyteti do të bëhet me

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet e tij sociale një video nga qyteti i Vlorës. Në mbishkrimin me të cilin e shoqëronte, Rama vë në fokus zgjedhjet e parakohshme vendore që do të mbahen të dielën më 9 nëntor.

Sipas tij, qyteti do të bëhet me kryebashkiaken e parë femër, duke shprehur kështu bindjen se kandidatja e PS, Brunilda Mersini do të fitojë zgjedhjet.

"Mirëmëngjes dhe me Vlorën e bukur, e cila këtë të diel do të bëhet për herë të parë me një kryetare bashkie, ju uroj një javë të mbarë”- shkruan Edi Rama. Versus.al

 
Poll