
Kryeministri Edi Rama i cili qe i pranishëm në hapjen e festivalit ‘Bukë e Zemër’ ku 150 arkitektë janë mbledhur nga kontinente të ndryshme për të diskutuar mbi zhvillimin, gjatë fjalës së tij e vuri theksin tek lidhja e arkitekturës me politikëbërjen.
Sipas tij, nuk ka një vijë që i ndan këto dy fusha. Ndërsa shtoi më tej se sipas tij Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Evropa së bashku.
“Miq të dashur, të ftuar në këtë festival, ju uroj mirëseardhjen e ngrohtë këtu në zemrën pulsuese të Tiranës në një Shqipëri që prodhon arkitekturë më shumë se e gjithë Evropa bashkë. Këtu nisim një aventurë të re për të krijuar një hapësirë në formë shpirtërore dhe jo një hapësirë ku duhet ndërtuar arkitektura, por duhen dëgjuar arkitektët se cilët duhet të jetë lëvizja tjetër për t’u marrë në konsideratë.
Dikush mund të pyesë a kanë të bëjnë këto dilema me arkitekturën në politikëbërje? E vërteta është se nuk shoh vija ndarëse mes tyre. Kur flas për arkitekturën, gjej shumë pak gjëra që qëndrojnë jashtë prekjes së saj. Megjithatë mund t’ju them se të dëgjosh arkitektët e vërtetë dhe të gjurmosh procesin e tyre krijues, është një formë e jashtëzakonshme edukimi në politikëbërje”- u shpreh Rama. Versus.al







