POLITIKË /

Shehaj kërkoi lejimin e deputetëve në sallë, Spiropali anulon interpelancën e tij me Kumbaron

Shkruar nga Versus
Shehaj kërkoi lejimin e deputetëve në sallë, Spiropali
Shehaj dhe Spiropali

Interpelanca e kërkuar nga deputeti Agron Shehaj me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro lidhur me transportin e mbetjeve toksike, nuk është zhvilluar për shkak të kaosit të krijuar në sallë.

Spiropali i ka kërkuar Shehajt të marrë fjalën, por ky i fundit ka këmbëngulur për të mos vijuar me interpelancën pa u bërë e mundur që deputetët demokratë të cilët nuk janë të përjashtuar, të lejohen brenda Kuvendit.

Për pasojë, kryeparlamentarja e ka konsideruar të kryer interpelancën dhe ka vijuar me pikat e tjera të rendit të ditës.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Keni kërkuar interpelancën, do ju lutesha kolegëve tuaj këtu t’ju lejojnë të merrni fjalën dhe të kryeni interpelancën me ministren e Mjedisit. Zonja Vokshi lejojeni zotin Shehaj të marrë fjalën për interpelancë. Zoti Shehaj keni fjalën, 7 minuta.

Shehaj: Lejoni kolegët e opozitës të hyjnë në Kuvend, ata që nuk janë të përjashtuar

Spiropali: Nuk e bëj dot unë futjen e tyre në Kuvend. Nëse nuk e merrni fjalën, interpelanca quhet e kryer.

(Shehaj nxjerr telefonin dhe regjistron)

Spiropali: Në rregull pra vijojmë me raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ndërkohë përplasja brenda sallës ka vijuar teksa deputetet e PD, Vokshi dhe Hoti kanë debatuar me socialistin Petro Koçi të cilit i kanë shkulur dhe mikrofonin. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: