POLITIKË /

“T'i jap takat dhe fustanin tim”, Kryemadhi shpërthen ndaj Tedi Blushit: E largoi Metën nga shtëpia

Sipas Kryemadhit, Blushi është shkaktari kryesor i braktisjes që njerëzit e besuar i kanë bërë Metës gjatë kohëve të fundit.

Shkruar nga Versus

“T'i jap takat dhe fustanin tim”, Kryemadhi shpërthen ndaj

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka folur për mediat sot jashtë Kuvendit ku u zhvillua edhe seanca e fundit e kësaj legjislature të dalë nga zgjedhjet e 2021-it. Teksa foli për largimin e saj nga politika, Kryemadhi pati edhe një shpërthim ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi për të cilin u shpreh se ai ka qenë arsyeja e largimit të Ilir Metës nga shtëpia dhe braktisjes që i bënë shumë njerëz të afërm.

“Tedi Blushi i mori çfarë kishte për të marrë, ia largoi të gjithë këshilltarët nga presidenca Ilir Metës, ia largoi gjithë kontribuesit dhe themeluesit e partisë. E gënjeu tha ma kanë hequr vjehrrin nga puna, nuk ia kanë hequr e ka akoma në punë nëndrejtor tek spitali i burgut. Deputet u bë, nga shtëpia e largoi, takimet e kalamajve ia zëvendëson në burg. Nëse do edhe ndonjë fustan dhe ndonjë palë taka, po ia jap me qejf dhe të bie rehat. Të dalë të flasë për Ergys Agasin dhe për Ulsi Manjën, apo nuk guxon se ka gruan aty”- deklaroi Kryemadhi. Versus.al

Poll