POLITIKË /

Rikthehet Zegjineja! Maldrita Bardho jep dorëheqjen pa u mandatuar, i le karrigen koleges

Ky vendim vjen si një akt i rrallë në politikën shqiptare, ku një mandat i fituar përmes procesit të rinumërimit i kthehet një tjetër përfaqësueseje të së njëjtës forcë politike, në emër të respektit dhe solidaritetit kolegial.

Shkruar nga Versus

 

Rikthehet Zegjineja! Maldrita Bardho jep dorëheqjen pa u mandatuar, i le

Deputetja e Partisë Socialiste, Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i saj në Kuvendin e Shqipërisë, të cilin e fitoi pas rinumërimit të votave në qarkun e Fierit, duke dalë përpara Zegjine Çaushit me vetëm 10 vota diferencë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Bardho njoftoi se nuk do të jetë pjesë e parlamentit, duke theksuar se do të vazhdojë të kontribuojë për Partinë Socialiste dhe për qytetin e Lushnjës në forma të tjera. Ajo u shpreh se mandatin ia lë me vullnet të plotë koleges së saj, Zegjine Çaushi, për të cilën tha se “e meriton të jetë në sallën e Kuvendit”.

Ky vendim vjen si një akt i rrallë në politikën shqiptare, ku një mandat i fituar përmes procesit të rinumërimit i kthehet një tjetër përfaqësueseje të së njëjtës forcë politike, në emër të respektit dhe solidaritetit kolegial.

Reagimi i Maldrita Bardhos

Pasi ndoqa me vëmendje rinumërimin e votave për qarkun Fier, ndihem e lumtur dhe e nderuar që kontributi im i gjatë në Partinë Socialiste është vlerësuar nga bashkëqytetarët e mi dhe ata më kanë konsideruar të denjë për ti përfaqësuar në parlamentin shqiptar.

Megjithatë, unë kam marrë një vendim të rëndësishëm, që kam dëshirë ta ndaj me të gjithë, një vendim që e kam marrë përpara se të niste rinumërimi dhe që sot m’u përforcua përfundimisht.

Unë do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, me të gjithë mundësitë e mia, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.

Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat.

Ju falenderoj nga zemra thellësisht dhe do të jem aty për të gjithë ju që më votuat, me të njëjtin entuziazëm dhe forcë që vetëm ne socialistët kemi!

/Versus.al

Poll