POLITIKË /

Shkarkimi i Erion Veliajt, kush janë 3 këshilltarët që mungojnë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Ndërkohë mbledhja vazhdon dhe vetë Erion Veliaj  nuk është i pranishëm në këtë mbledhje për të dhënë argumentet dhe për t’u dëgjuar nga këshilli, siç ai kërkoi.

Shkruar nga Versus

Shkarkimi i Erion Veliajt, kush janë 3 këshilltarët që

Tre këshilltarët socialistë, Gazment Paja, Aldo Merkoci dhe Joleza Koka, nuk janë të pranishëm në mbledhjen ku do të diskutohet shkarkimi i Erion Veliajt.

Ndërkohë mbledhja vazhdon dhe vetë Erion Veliaj  nuk është i pranishëm në këtë mbledhje për të dhënë argumentet dhe për t’u dëgjuar nga këshilli, siç ai kërkoi.

Mbledhja u hap nga kryetarja e Këshillit Bashkiak, Megi Fino, e cila tha se vendimmarrja për shkarkimin e Erion Veliajt është i imponuar nga nevoja e situatës së krijuar pas arrestimit të kryebashkiakut.

“Dua të nënvizoj me forcë që ky hap po imponohet nga nevoja urgjente për të ecur… Sot ne po kryejmë detyrimin politik dhe moral për të zgjidhur ngërçin politik të Tiranës. Ne sot kemi vetëm një pikë në rendin e ditës, projekt-vendimim për shkarkimin kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj”, theksoi Fino./Versus.al

 

Poll