POLITIKË /

Shkarkoi zëvendësin e saj se u kap duke pirë cigare në restorant, Koçiu: Foton ma dërgoi një qytetar nga Nju Jorku

Koçiu shprehet se kjo është një shkelje e pajustifikueshme për një drejtues të ministrisë së Brendshme.

Shkruar nga Versus
Shkarkoi zëvendësin e saj se u kap duke pirë cigare në
Koçiu dhe zëvendësi i saj Andi Mahila

Ministrja e re e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu pas propozimit të bërë në këshillin e ministrave për shkarkimin e zëvendësit të sasj Andi Mahila, ka bërë me dije se foton ku ai shfaqej duke pirë cigare brenda ambienteve të një restoranti, ia kishte dërguar një qytetar nga Nju Jorku i SHBA.

Ajo tha se kjo ishte një shkelje e pajustifikueshme e ligjit për një drejtues të ministrisë së Brendshme dhe jo një gabim pa dashje.

‘’Konfirmoj sa ka dalë në shtyp lidhur me largimin e zëvendësministrit. Kam marrë një denoncim nga një bashkatdhetari ynë në Neë York, i cili bashkë me familjen kishte përjetuar shqetësim për faktin se zv.ministri i Brendshëm tymoste cigare në restorant.

Bëra verifikimin përkatës dhe i komunikova  zv.ministrit largimin nga detyra.  Çdokush mund të gabojë padashje dhe mund të mirëkuptohet, por të pish cigare brenda në lokal nuk është një gabim padashje, po një shkelje e pajustifikueshme e ligjit. Aq më tepër për një drejtues të një institucioni si Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga ana ime e kam njoftuar bashkëatdhetarin që dërgoi mesazhin, se shqetësimi i tij i drejtë nuk ra në vesh të shurdhër. I siguroj të gjithë qytetarët, që do të denoncojnë shkelje të cilitdoqoftë, se do të dëgjohen me të njëjtin respekt. Jo vetëm me fjalë por me qëndrimet parimore, që ata me plot të drejtë presin prej nesh’’- shprehet Koçiu. Versus.al

Poll