POLITIKË /

“Shteti Bektashi”/ Rama: Urdhri Bektashi është një thesar, entitet shpirtëror sovran në Tiranë

Pak ditë më parë gjatë një intervistë në “New York Times”, kryeministri Edi Rama deklaroi se kishte qëllim për krijimin e një shteti Bektashi në Tiranë, që do të ishte një enklavë sipas modelit të Vatikanit, por 4 herë më i vogël.

Shkruar nga Versus

“Shteti Bektashi”/ Rama: Urdhri Bektashi është një

Që prej kësaj deklarate kjo çështje ka pushtuar mediat jo vetëm në Shqipëri, por edhe nëpër botë, të cilat herë pas here kanë risjellë në vëmendje edhe nga këtë projekt.

Por edhe vetë Rama i ka hedhur benzinë zjarrit, në lidhje me këtë diskutim.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar kopertinën e librit “The Albanian Bektashi” nga Robert Elsie.

Ky libër i jashtëzakonshëm, tregon kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë, shkruan Edi Rama.

“Një libër i jashtëzakonshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Selia Botërore e Bektashinjve është themeluar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkruan kryeministri Edi Rama në postimin e tij në X.

“Shteti Bektashi”/ Rama: Urdhri Bektashi është një

Poll