
Krerët e degëve të Partisë Socialiste janë mbledhur sot në selinë qëndrore në Tiranë në kuadër të turit të nisur nën moton “Punët për Shqipërinë”.
Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi ishte i pranishëm dhe ju theksoi të tjerëve se qëllimi i këtij turi është përgatitja e hershme për fushatën elektorale të vitit të ardhshëm kur do të mbahen zgjedhjet vendore të 2027-ës.
Klosi tha se procesi ka synim forcimin e organizimit të brendshëm dhe rritjen e rezultateve në terren.
“Selia e PS Me kryetarët e Partisë Socialiste në 61 bashkitë e vendit me fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në të gjitha forumet tona drejtuese. Nga ky proces në të gjitha strukturat tona dalim edhe më të fortë, gati për një tjetër fitore bindëse në zgjedhjet vendore të vitit 2027”, shkruan Klosi.
Edhe me herët Rama ka mbajtur takime në njësi të ndryshme të kryeqytetit duke deklaruar se fitorja në zgjedhjet e ardhshme vendore do të jetë edhe më e thellë, pavarësisht akuzave të opozitës ndaj qeverisë dhe gjendjes ku ndodhet vendi. Versus.al

