
Kryedemokrati Sali Berisha u largua nga Kuvendi ku u rikthye për herë të parë pas 11 muajsh mungesë për shkak se siç tha ai “mezi qëndroi në sallë për shkak të shumëllojshmërisë së parfumeve”.
Në dalje, ai iu përgjigj disa prej pyetjeve të gazetarëve, një ndër to edhe atë të bërë për një deklaratë të Gazment Bardhit në 2021-in i cili asokohe akuzoi Berishën se po bashkëpunonte në Elbasan me Suel Çelën të cilin e kishin pasur kundër në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Berisha tha se deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë, duke e mos e komentuar më tej akuzën e bërë nga Bardhi 3 vite më parë.
“Deklaratat politike s’kanë asnjë vlerë, janë evidente lidhet me Edi Ramën. Olsat e pushtetit janë dy Olsi Cela dhe Olsi Rama. Është njëri nga Olsat e pushtetit”- u shpreh Berisha.
Por çfarë derklaronte Bardhi në 2021-in?
“Unë nuk flas në telefon me Suel Çelën. E kam pasur përballë në fushatën e 25 prillit dhe sot Suel Çela punon për Berishën. Nuk jam marrë unë. Dhe sot ky individi që e kemi pasur përballë në zgjedhjet e 25 prillit thërret drejtues të PD në Elbasan dhe i vendos përpara formularin për nënshkrim. E di dhe Flamur Noka se ka qenë para dy ditësh i thirrur nga ata që kanë besuar te demokratizimi i Partisë Demokratike, pikërisht për këtë çështje, se nuk të pranojnë demokratët e Elbasanit t’ua mbledhë Kuvendin Kombëtar të PD, Suel Çela”, shprehej Bardhi asokohe. Versus.al








