
Ndarja nga jeta parakohe e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdanit ka tronditur politikën dhe opinionin publik.
Sipas policisë ish-deputeti u gjet pa ndjena në ambinetet e e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku menjëherë më pas është dërguar për ndihmë mjekësore, por ndërroi jetë. Bogdani ka lënë pas dy fëmijët dhe bashkëshorten dhe aktivisten e njohur Edlira Çepani.
Pas një lidhje që në bankat e gjimnazit, Gerti dhe Edlia kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në korrik të vitit 2010.
Një dasëm ku ishin shumë të ftuar dhe nuk munguan as fotot nga ceremonia ku disa prej tyre qarkulluan dhe në media.
Mbi dy dekada së bashku dashuria e tyre ishte forcuar dhe më së shumti.
“Jemi njohur që në gjimnaz, ishim konkurrentë, në klasa paralele. Gerti ishte më i miri i shkollës, shiheshim nga larg. Ai doli i pari, pastaj unë e para. Një një moment të caktuar se ça na ndodhi, thamë pse mos të futemi njëherë në skuadër në debat. Ishin këto debatet që bënim me shkolla të tjera. Aty e kuptuam se po të ishim skuadër nuk na dilte njeri tjetër përpara. E krijuam dhe ja ku jemi sërish skuadër!”, shprehej Edlira para pak muajsh teksa rrëfente historinë e dashurisë së tyre.
Ndërsa në korrik të këtij kur Gerti festoi ditëlindjen nuk munguan fjalët më të bukura nga Edlira për gjysmën e saj më të mirë, sicc shkruan ajo.
“Bota bëhet një vend më i bukur sa herë ti buzëqesh! Të dua tani dhe përgjithmonë, gjysma ime më e mirë”, shkruhej krahas një fotoje të çiftit, në ditëlindjen e 44-të të deputetit.
Ndërsa kur vinte puna për tek fëmijët, Bogdani thoshte se “ çdo gjë që bënte ose thoshte e mendonte dy herë.”
“Ata të dy janë shtysa e çdo gjëje që bëjmë sot dhe sfidave të sotshme. Kemi zgjedhur të rrijmë këtu dhe të luftojmë sepse duam të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për ta”, shprehej ai në një intervistë të para 4 muajve./Versus.al







