POLITIKË /

Të dy në arrest shtëpie, dhëndri i Berishës filmon ish-kryeministrin në ballkon pasi Apeli i dha vulën e PD

Shkruar nga B.V
Të dy në arrest shtëpie, dhëndri i Berishës filmon
Jamarbët Malltezi fotografon Berishën

Mbrëmjen e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha si zakonisht doli në ballkonin e banesës ku mbahet në arrest shtëpie për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani dhe foli para mbështetësve të tij për vendimin e gjykatës së Apelit që i ktheu zyrtarisht vulën e PD.

Teksa Berisha u shprehte mirënjohjen gjyqtarëve për vendimin e kthimit të vulës së PD, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, gjithashtu në arrest shtëpie për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, doli në ballkonin e katit ngjitur dhe fotografoi kryedemokratin Berisha teksa ky i fundit fliste para mbështetësve të tij. 

Ndërkohë poshtë ballkonit të Berishës mbështetësit e tij u shprehën të gëzuar për vendimin e marrë nga Apeli për vulën e PD. Versus.al

Të dy në arrest shtëpie, dhëndri i Berishës filmon Të dy në arrest shtëpie, dhëndri i Berishës filmon   Të dy në arrest shtëpie, dhëndri i Berishës filmon   Të dy në arrest shtëpie, dhëndri i Berishës filmon  

Poll