POLITIKË /

Opozita bojkotoi komisionin e Dezinformimit, Çuçi: S’është luftë partiake! Mos të mendojnë vetëm karrigen

Çuçi tha se deputetët opozitarë e kanë detyrim të marrin pjesë në komision për të treguar se kanë qëllim kryesor interesin publik.

Shkruar nga B.V
Opozita bojkotoi komisionin e Dezinformimit, Çuçi:
Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, njëri prej anëtarëve të komisionit të Dezinformimit që zhvilloi sot mbledhjen e konstituimit, bëri thirrje që opozita të jetë e pranishme në seancat që do të zhvillohen.

Duke komentuar bojkotin e deputetëve opozitarë, Çuçi tha se tani është momenti që ata të tregojnë se nuk janë në Kuvend vetëm për të siguruar një vend në listat e ardhshme për deputetë por për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

“Nuk duhet parë si luftë partiake mes opozitës dhe mazhorancës. Më vjen keq që kolegët as sot nuk kjanë shprehur gatishmërinë për të ardhur në këtë komision. Bëj ftesë ër kolegët e opozitës ky është momenti që të trgojnë se në Kuvend nuk janë vetëm për të siguruar vendin në listat e ardhshme për deputetë por janë këtu për të mbrojtur interesat e popullit shqiptar”- u shpreh Çuçi.

Mes të tjerash, ai tha se lufta kundër dezinformimi është një çështje shumë aktuale me të cilën po përballen edhe vende perëndimore dhe shtoi se rreziku i ndërhyrjes nga shtete jo miqësore është gjithmonë i pranishëm.

Komisioni për Dezinformimin, do të ketë një afat pune 1 vjeçar në fund të të cilit do të përgatisë një raport me analizat, gjetjet dhe propozimet për ndryshimet ligjore dhe  masat administrative lidhur me luftën ndaj dezinformimit. Versus.al

Poll