
Kryeministri Edi Rama, ndodhet në Berlin ku ka dhënë një intervistë për moderatorin turk Ali Asllan lidhur me procesin e anëtarësimit në BE. Teksa foli për synimin që vendi të jetë pjesë e BE në 2030-ën, Rama u pyet edhe lidhur me shakanë e tij për Donald Trump e cila u bë virale në qarqet politike të BE dhe SHBA.
Rama tha se ishte argëtuese që në Evropë kjo shaka u bë virale, por kur pa sesi ishte përdorur nga demokratët (të majtët) në SHBA për të kritikuar Trumpin, ishte mërzitur.
“Ky është një shembull tjetër sesa në pozitë të keqe janë demokratët në SHBA sepse kjo ka qenë një shaka shumë miqësore me Ilhamin (presidentin e Azerbajxhanit) sepse jemi miq të ngushtë prej shumë kohësh tashmë. Ishte shumë mirë që shiheshim pas kaq shumë përpjekjesh për të “vrarë” njëri tjetrin. Por fakti që kjo shaka miqësore u bë virale në Evropë, është argëtuese. Por fakti që në SHBA u përdor për të sulmuar presidentin, ishte diçka që më mërziti shumë në thelb për demokratët sepse e kanë humbur realitetin dhe vazhdojnë të besojnë që epërsia morale mjafton për ta të pretendosh që Trump është aty ku është. Në fakt aty është, çfarë mund të bësh për këtë gjë?”- u shpreh Rama. Versus.al

