
Dy ditë më parë, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji shprehu publikisht ambicien për të qenë kryetar i Partisë Demokratike në të ardhmen duke mos e përjashtuar si mundësi. Kjo ka ngjallur pakënaqësi tek kolegu i tij demokrat, deputeti Edmond Spaho.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Spaho i cili mesa duket nuk i ka harruar përplasjet e vjetra me Salianjin, është shprehur gjithë ironi për këtë të fundit duke i vënë në dukje edhe kujdesin e tij për pamjen e jashtme gjatë kohës që kishte qenë në burg.
"Uaaaa... por kur do konkurosh? Apo kur te piqen rrushte? Ta mban? Dili Berishes perballe. Po me Mulin ke folur qe do konkurosh per kryetar partie? Leri p.rdhet!
Lere pastaj me ato protestat qe na shkrive. Kur do i fillosh apo ne Gusht kur te piqen rrusht e rrushit? Rregullo dhembet njehere sic rregullove bukuranet e tjera pastaj llomotisim per protesta masive", shkruan Edmond Spaho për kolegun demokrat Ervin Salianji”- shkruan Spaho. Versus.al

