
Sot Erion Veliaj ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë duke rrëzuar vendimin e qeverisë për shkarkimin e tij.
Me këtë rast nuk ka munguar as mbështetja e personazheve të showbizit ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Mes tyre kishte figura shumë të njohura për publikun shqiptar, si reperi Noizy, aktori Ermal Mamaqi apo aktorja Ariola Demiri.
“Let’s goooo”, shkruan Noizy. Ndërkohë Ermal Mamaqi ka reaguar me emoji “<3”.
Edhe aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother Albania VIP 1, Ariola Demiri reagoi duke shkruar “Lali” të shoqëruar me disa emoji.

Personazhet VIP reaguan edhe në shkurt të këtij viti kur Veliaj u arrestua, duke vërshuar me komente për lirimin e tij. Versus.al
