
Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetin e tij social, është fokusuar sërish tek pagat e gjyqtarëve duke nënvizuar se së fundmi dy shoqata kishin kërkuar rritje page në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërsa përmendi edhe argumentet e njërit prej gjyqtarëve që kërkonte rritje rroge, Rama shprehu shqetësim që gjyqtarë të tillë japin drejtësi, por nuk arrijnë të argumentojnë logjikën e tyre. Sipas Ramës gjyqtarët duan t'i imponohen Kuvendit për rritjen e pagave, ndërkohë që i kanë të njëjta me homologët e tyre në Greqi.
“Gjykata Kushtetuese para pak ditësh publikoi regjistrimin e seancës ku gjykatësit, dy shoqata, kërkuan nga GJK t’u rritet paga.
Po të dëgjosh atë regjistrim të seancës realisht ndjehesh në vështirësi të madhe duke menduar që këta janë njerëzit që gjykojnë e japin drejtësi ndërkohë që filli i logjikës së atyre që u ballafaquan me GJK lë tejet për të dëshiruar. Nuk është çështje personash dhe nuk kam asnjë qëllim e dëshirë të bëj polemikë me askënd. Por ja si flet një prej tyre: Jam gjyqtar karriere dhe qytetar aktiv. I thotë gjykatës që tenton ta bëjë këtë fshehurazi duke shfrytëzuar fushatën zgjedhore.
U anatemua ideja që mund të përdorin pushtetin për të shkelur mbi parlamentin, qeverinë, për t’u rritur pagat. Mendova: edhe ne të zgjuar jemi, të presim momentin e përshtatshëm kur përgatiteshin zgjedhjet e tjera; të paktën qeveria nuk do të kishte kohë të merrej me ne, dhe ndërkohë si dihej si dilte rezultati, kjo është paraqitur në fillim marsi.” Ky i thotë gjykatës: “Thashë ta bëjmë kështu tinëz këtë punë, pastaj e pasur mendjen të tjerët, ti merrnin buxhetit të shtetit 37 mln euro.” Nëse të tjerët janë dhe s’janë, gjyqtarët janë vetë zot dhe vetë shkop, sic po tregojnë këto kohë.
Për të pasur një ide të qartë lidhur me situatën e pagave në Shqipëri, dua ta dinë të gjithë se e vërteta është që në Shqipëri pagat e gjykatësve sot, sic janë, janë të njëjtat me ato në Greqi, një vend të BE-së, dhe ndërkohë janë dyfish më të larta se në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Një tjetër thotë: “Si mund t’i lihet në dorë qeverisë, kur ne kemi në dorë çekiçin.” Domethënë Shqipëria të mbetet i vetmi vend përjetësisht që gjykatësit të marrin paga më të larta se të tjerët. Ata duan 1,800 euro rritje për gjyqtarin e shkallës së parë, 2,000 euro rritje për gjyqtarët e Apelit. SPAK nuk i është bashkuar kësaj iniciative absurde, dhe kjo gëzon respekt; gjykatësit imponohen mbi parlamentin, qeverinë dhe duan të marrin rroga sipas mendimit të tyre. Ndërkohë që një tjetër thotë: “Pse nuk është parasysh dhe fakti që bëjmë lekë. Fitojmë se i sjellim buxhetit të shtetit para, dhe me ato para të na rritet paga.” Kjo është një tjetër çudi e madhe. Sipas gjykatësit, edhe tatimorët që i sjellin shumë të ardhura buxhetit, nuk duhet të kenë pagat më të larta se të tjerët. Edhe policia pse të mos u marrë gjithë gjobat?! Po me pensionistët si i bëhet? 37 mln euro i doni ju për t’i çuar pagat në stratosferë. Këtu ka plot njerëz që kontribuojnë; si do u rriten pagat atyre? Unë shpresoj që Kushtetuesja mos tua lërë këtë njollë të madhe Shqipërisë dhe të mos na detyrojë të kërkojmë ilaçe të tjera.” shprehet Rama. Versus.al

