POLITIKË /

VIDEO/ “Ec p*rdhu ti, legen”, Bardhi përplaset me Braçen në Kuvend për projektligjin e faljes së gjobave

Reagimi i ashpër i deputetëve të opozitës erdhi pasi projektligji i PS për faljen e gjobave, nuk ishte dorëzuar si propozim në sekretari.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Ec p*rdhu ti, legen”, Bardhi përplaset me Braçen

Kryetari i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi reagoi ashpër ndaj njoftimit të bërë nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali për shqyrtim me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.

Bardhi tha se një projektligj i tillë nuk është depozituar dhe akuzoi Spiropalin se gënjeu para deputetëve, ndërkohë që propozimi i 35 ligjvënësve socialistë nuk ishte dorëzuar në sekretari.

“Silleni sipas rregullores. Nuk mund të njoftohet një kërkesë e tillë. Nuk na e vutë në dispozicion më herët”- tha Bardhi.

Në atë moment deputeti i PS Erion Braçe u nis për të dorëzuar kërkesën në sekretari gjë që solli edhe reagim të ashpër nga Bardhi me të cilin socialisti u përplas.

“Ec pirdhu ti legen”- u drejtua Bardhi ndaj Braçes i cili e kritikoi për mënyrën e reagimit ndaj propozimit. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: