
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, është larguar nga protesta e opozitës që po zhvillohet në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Para largimit, Mediu është parë teksa është përshëndetur me liderin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhej në krye të tubimit.
Nuk dihen ende arsyet e largimit të tij nga protesta, ndërsa prania e Mediut në këtë tubim ishte në kuadër të mbështetjes së aleatëve të opozitës për kauzat e ngritura kundër qeverisë.
Protesta vijon me pjesëmarrjen e mbështetësve të opozitës nga qytete të ndryshme të vendit, ndërsa pritet që në vijim të ketë zhvillime të tjera dhe fjalime nga drejtuesit politikë./Versus.al
View this post on Instagram


