POLITIKË /

VIDEO/ Homazhet për ish-deputetin demokrat, arkëmoti i ish-deputetit mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën krejt papritur ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Homazhet për ish-deputetin demokrat, arkëmoti i ish-deputetit

Arkëtmoti i ish-deputetit, Gerti Bogdanit ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë.

Deputetët janë vendosur në radhë për t’i dhënë lamtumirë kolegut, mikut të tyre.

Gerti Bogdani do të përcillet ditën e sotme drejt banesës së fundit pasi humbi jetën krejt papritur ditën e djeshme, në moshën 44-vjeçare, pas një arresti kardiak.

Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen sot në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës./Versus.al

Poll