Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës është zhvilluar me tensione.
Debatet në mbledhje janë zhvilluar kryesisht mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe këshilltarëve të opozitës.
Këta të fundit kanë kërkuar që të zhvillohet debat për propozimet e sjella, por si zakonisht në mbledhje ka folur vetëm Veliaj.
Këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka kërkuar fjalën, por ajo nuk i është dhënë nga kryesuesja e seancës, Romina Kuko, duke sjellë edhe acarimin e situatës.
Në një moment Blushi ka marrë letrat që ndodheshin në tavolinën e tij dhe i ka qëlluar drejt Veliajt, e duke bërë që mbledhja të ndërpritet.
Ndiqni pamjet:







