
Studenti shqiptar nga Holanda, Aleksandër Xhufi në fjalën e tij para protestuesve të PD pati kritika për fajësimin që i bëhet opozitës për gjendjen e vendit, duke përmendur faktin se Rama është kryeministër që prej kohës kur ai ishte në shkollën fillore.
‘’Sa herë që vij në Shqipëri dëgjoj vetëm një fjali ‘’fajin e ka Saliu’’. Po si mund ta ketë fajin Saliu? Paramendoni një gjë o popull, kur unë isha në shkollën fillore, Rama ishte në pushtet, kur vazhdova në gjimnazin ishte në pushtet, tani jamë në universitet dhe ky ende është në pushtet . tani vetëm në dasmë ta kem se është bërë qesharake kjo punë.
Një fëmijë rritet, një brez plaket, një vend vdes, por pushteti nuk ndryshon në këtë vend. Këta ju thonë fajin e ka Saliu, po a i thirrni mendjen? Këta jo vetëm që ju vjedhin, por ju dhunojnë ju poshtërojnë, ju lënë pa bukë, pa ujë, pa shtëpi. Po ju detyrojnë të ikni në kurbet, por fajin e ka opozita ë? E ndjeni çfarë përcjell propaganda komuniste në këtë vend? ‘’- tha i riu. Versus.al

