POLITIKË /

‘’Jemi uragani që do shpëtojë vendin’’, pas fjalës së Berishës shpërthejnë molotovët e fishekzjarrët drejt kryeministrisë

Policia u bëri thirrje protestuesve që të ndalonin sulmet kundrejt tyre.

Shkruar nga Versus

‘’Jemi uragani që do shpëtojë vendin’’,

Menjëherë pasi Berisha përfundoi fjalën e tij para protestuesve të mbledhur përballë kryeministrisë, nisi lëshimi i fishekzjarreve dhe flakadanëve përballë godinës së qeverisë.

''Edhe prapa diellit po të shkojnë, do t’i gjejmë ata dhe do i ndëshkojmë me forcën e ligjit. Shqipëria do shpallë krim të rëndë, do ndëshkojë dy herë më shumë qeveritarët që largohen. Kontrolloni, minjtë kanë filluar të ikin, drejtorat etj.. braktisin Shqipërinë me shpresën se do shpëtojnë. As ju dhe as Edi Rama vrimë miu nuk do gjeni.  Ne jemi uragani që do shpëtojmë Shqipërinë’’- u shpreh Berisha para se të shpërthenin molotovët e fishekzjarrët ndaj kryeministrisë. Versus.al

 

Poll