AKTUALITET /

Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, 27 vjeçari ndërron jetë pasi u vetëpl*gos me armë

Shkruar nga Versus

Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, 27 vjeçari

Tiranë- Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin mbrëmjen e sotme. Një 27 vjeçar humbi jetën në spital ku ishte transportuar për mjekim pasi kishte plagë me armë zjarri. 

Sipas njoftimit të policisë, i riu ishte vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij. 

''Rreth orës 19:55, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi A. M., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, tek Rruga Ura. Si pasojë shtetasi A. M, ka ndërruar jetë''-thuhet në njoftim. 

Grupi hetimor po punon për të zbardhur ngjarjen. Versus.al

 

 

Poll