AKTUALITET /

Vrasje dhe plagosje brenda pak minutash në Tiranë, policia: Autorët janë identifikuar, po i kërkojmë

Shkruar nga Versus

Vrasje dhe plagosje brenda pak minutash në Tiranë, policia:

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me dy ngjarjet që tronditën Tiranën brenda pak minutash pasditen e sotme ku në rrugën ‘’Kongresi i Lushnjës’’ mbeti i vrarë Egli Pashollari dhe në kompleksin Delijorgji mbeti i plagosur me armë zjarri 34 vjeçari A.K.

Sipas policisë, autorët janë identifikuar, por identeti i tyre nuk bëhet publik për shkak se ngjarjet janë ende nën hetim. Aktualisht efektivët po punojnë për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë:

-Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P, rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

-Rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, dyshohet se gjatë një konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. K., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia i ka identifikuar autorët e këtyre dy ngjarjeve, të dhënat e të cilëve nuk jepen, për shkak se hetimi vijon. Punohet intensivisht për kapjen e tyre.

Ndërkaq, grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre si dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të dyshuar të përfshirë në ngjarje. Versus.al

Poll