
Në rrjet po qarkullon një video e Princ Lekës gjatë një deklarate publike të këtij të fundit i cili teksa përpiqej të uronte qytetarët bëri një lapsus që shkaktoi shumë të qeshura dhe reagime në rrjetet sociale.
“Ju përshëndes përzemërsisht. Ju uroj sa më shumë seks! Sukses!”, u shpreh ai, duke e kuptuar menjëherë gabimin dhe duke u vetëkorrigjuar në moment.
Lapsusi gazmor u kalua me sportivitet dhe ky moment po qarkullon në rrjete sociale si një gafë spontane që solli humor në komunikimin publik. Lapsuse të tilla janë totalisht të zakonshme në dalje publike pasi një shkronjë e vetme mund të ngatërrojë të gjithë kuptimin e fjalisë. Versus.al

