MAGAZINË /

Një dokumentar për të atin! Elton Deda dhe e motra rrëfejnë takimin emocionues me Zhuljana Jorganxhi

Shkruar nga Versus

Një dokumentar për të atin! Elton Deda dhe e motra

Këngëtari Elton Deda ka ndarë me ndjekësit një rrëfim të ndjerë nga udhëtimi i tij në Trieste, ku së bashku me motrën e tij, Rudin realizoi një intervistë të veçantë me poeteshën e njohur Zhuljana Jorganxhi, në kuadër të dokumentarit kushtuar babait të tij, kompozitorit Ferdinand Deda.

Artistit i është dukur takimi tepër prekës, pasi poetja foli me mall për figurën e kompozitorit, duke e përshkruar si njeri modest dhe të përkushtuar ndaj artit.

Deda shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe për emocionet që mori nga kjo bisedë, të cilën e quajti një rrëfim “nga një engjëll i gjallë për një tjetër në qiell”.

Ai falënderoi gjithashtu mikun e tij të vjetër Hektor Leka për kujdesin dhe ndihmën në realizimin e intervistës, ndërsa zbuloi se puna për dokumentarin vazhdon dhe episodi me Jorganxhin do të mbetet ndër më të veçantët.

Në fund, këngëtari shtoi se poetja ka pranuar të shkruajë edhe një tekst për albumin e tyre të ri, duke e cilësuar atë si një artiste që “nuk ka moshë” dhe që dëshiron ta ketë mes tyre sa më gjatë.

Statusi i Elton Dedës:

Bashkë me motrën time Rudi, fluturuam drejt Triestes për ti marrë një intervistë zemre poeteshës sonë lavdiplotë, Zhuljana Jorganxhi, e cila sfidoi moshën dhe diabetin legjendar të fliste diçka për Ferd Dedën. Më saktë të mallëngjeheshe dhe të tregonte si e ka parë babin ky njeri tepër modest dhe i shkrirë për jet e mot me artin dhe punën e saj. Kisha kohë pa u ulur me Zhuljanën, qoftë edhe për një cigare dhe sa më tepër shkonte koha aq më tepër kuptoja sa mall paskam patur për të. Nën kujdesin e vllait tim Hektor Leka që nuk kam fjalë për kët mik të vjetër si vera, e realizuam këtë rrëfim të një ëngjëlli të gjallë për një tjetër në qiell. Jam thellësisht mirënjohës për mikpritjen dhe dashurinë që na dhuruan. Puna për dokumentarin e babit vazhdon, por episodi i Zhuljanës për mua do mbetet në një kënd lulesh me ngjyra. Dhe si të mos mjaftonte e gjithë kjo, mori përsipër të shkruante edhe një tekst për albumin tonë të 3 Musketjerëve. Ky njeri nuk ka moshë dhe shpresoj ta kemi mes nesh sa më gjatë sepse ajo është “Emri i vetë jetës”./Versus.al
Me shumë mirënjohje dhe dashuri.

 

 

Tags:

elton deda

Poll