AKTUALITET /

Çudira në Shqipëri, 90 vjeçari nën hetim nga SPAK për 5 mln € të ujësjellësit në Memaliaj, merr 3.4 mln € për kanalizimet e Sarandës

Shkruar nga Versus

Çudira në Shqipëri, 90 vjeçari nën hetim nga SPAK

Një tender i dhënë së fundmi nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve në Sarandë ka nxjerrë edhe njëherë zbuluar mos-koordinimin mes institucioneve shtetërore. Mësohet se Agjencia Kombëtare e Ujësjellësit ka shpallur fituese kompaninë “Ed Konstruksion” sh.p.k për një tender me vlerë 3.4 milionë euro.

Por ajo çfarë shkakton paqartësi për faktin sesi institucionet nuk koordinohen me njëra tjetrën është se e njëjta kompani rezulton nën hetim nga SPAK për çështjen e ujësjellësit të Memaliajt, dosje për të cilën u mor i pandehur edhe ish-kryebashkiaku Gjolek Guci pasi u gjetën shkelje në dhënienn dhe zbatimin e kontratës.

Pavarësisht hetimeve në vijim, subjekti është shpallur fitues i një kontrate të re publike, duke ngritur pikëpyetje mbi kriteret e përzgjedhjes dhe zbatimin e standardeve të integritetit në prokurimet publike.

Shefat e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës- Kanalizimeve, i kanë dhënë një tender me vlerë 3.4 milionë Euro, kompanisë “Ed Konstruksion” sh.p.k, me pronar 90-vjeçarin Ramadan Ibrahimi.

Në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 16 shkurt 2026 të publikuar nga Pamfleti, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve, ka njoftuar për zhvillimin e tenderit me objekt: “Ndërtim i rrjetit të kanalizimve në lagjen “Baba Rexhepi” dhe lidhja e kolektorit në bulevardin e Sarandës.

Çudira në Shqipëri, 90 vjeçari nën hetim nga SPAK

Çdo ndërtues që ka licencë biznesi, ka të drejtën të kërkojë e marrë tenderë edhe sikur të jetë 100 vjeç, por pronarët e kompanisë  “Ed Konstruksion” sh.p.k, janë nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentash e vjedhje fondesh publike, në tenderin e ujësjellësit zonal të Memaliajt, bashkë me kompaninë “KEG” sh.p.k.

Vlera e tenderit ishte 5 milionë Euro, dhënë nga ish-kryebashkiaku i Memaliajt, Gjolek Guci, pa garë dhe me 99.99% të fondit limit; ndërsa pronari 90-vjeçar Ramadan Ibrahimi i kompanisë “Ed Konstruksion” sh.p.k, në shkelje të kontratës, ia dha punimet firmës që kishte bërë projektin. Ia dha kompanisë “Artreum Generation” sh.p.k, në pronësi të Lorenc Bamit, Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Tepelenës, në hetim për korrupsion me tenderët, lejet e ndërtimit, tokat publike dhe fondet e IPARD, bashkë me ish-kryebashkiakun Tërmet Peçi.

Çudira në Shqipëri, 90 vjeçari nën hetim nga SPAK

Në kallëzimin e KLSH më 28 tetor 2024 dhe në Procedimin Penal nr. 216, datë 4 nëntor 2024 nga SPAK, thuhet se ish-kryebashkiaku i Memaliaj, Gjolek Guci, në bashkëpunim me pronarët e kompanisë “Ed Konstruksion” sh.p.k dhe “KEG” sh.p.k, kanë paracaktuar marrjen e tenderit për ndërtimin e ujësjellësit me vlerë 5 milionë Euro.

Po sipas dosjes hetimore të SPAK, janë bërë pagesa pa nisur punimet; vlera e kontratës iu dha 30% më e lartë se kostoja reale e projektit, ndërsa ujësjellësi duhej të kishte përfunduar e vënë në funksion brenda muajit maj 2023, por deri më tani, janë kryer vetëm 20% e punimeve.

Ndërkohë që pronarët e kompanisë “Ed Konstruksion” sh.p.k janë nën hetim nga SPAK, për aferën me ujësjellësin Memaliaj e tenderë të tjerë, Agjencia e Ujësjellës- Kanalizimeve, pas penalizimit i dha edhe tenderin 3.4 milionë Euro për kanalizimet e Sarandës.

Poll