AKTUALITET /

Zbardhet emri dhe detaje të reja për 42-vjeçarin e zhdukur në Skrapar! Prej vitesh nuk e takonte djalin, dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur në lumë

42-vjeçari nga Skrapari, i zhdukur që nga mëngjesi, dyshohet se i dha fund jetës duke u hedhur në lumë. Para ngjarjes, ai i kishte dërguar një mesazh të fundit vëllait, ku shprehte gjendjen e tij emocionale.

Shkruar nga Versus
Zbardhet emri dhe detaje të reja për 42-vjeçarin e zhdukur
Motori i 42 vjeçarit i gjetur pranë Kanioneve të Osumit

Mëngjesin e sotëm u raportua i zhdukur, por mësohet se 42-vjeçari nga Skrapari, Ilir Kurti, dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur në lumë, edhe pse autoritetet ende nuk e kanë gjetur trupin e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e quajtur “Ura e Blezënkës”, pranë Kanioneve të Osumit në Skrapar. Pranë vendngjarjes u gjet një motor me të cilin Kurti lëvizte, sende personale dhe celulari i tij, ku ishte edhe mesazhi i fundit dërguar vëllait, në të cilin ai shprehte vendimin për të hedhur veten në lumë.

Iliri punonte si roje në një hidrocentral në Skrapar dhe ishte ish-bashkëshort i një shtetaseje rumune, me të cilën kishte një djalë.

Prej ndarjes 7 vite më parë, ai nuk kishte pasur mundësi të takonte as ish-bashkëshorten, as djalin.

Sipas familjarëve, Kurti ishte i mbyllur në vetvete dhe po vuante shumë nga largësia nga i biri.

Policia ka bërë me dije se dyshimet për vetëvrasje janë të forta dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij./Versus.al

Tags:

ilir kurti

Poll