AKTUALITET /

EMRI/ Zbulohen arsenal armësh në Fushë-Krujë, dyshohet se i përkasin të shpallurit në kërkim për atentatin e Rinasit

Shkruar nga Versus

EMRI/ Zbulohen arsenal armësh në Fushë-Krujë, dyshohet se i

Policia e Krujës ka identifikuar një banesë  në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku u sekuestruan arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni luftarak, si dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim poseduesi i tyre, Ylli Zalla i shpallur dhe më herët në kërkim për atentatin e Rinasit, në nëntor të vitit të kaluar. 

Gjatë kontrolleve në banesën e Ylli Zallës, në nëntor të vitit të kaluar u gjetën arsenal armësh dhe një sasi minash me telekomandë.

Dyshohet se 48 vjeçari me precedentë të mëparshëm kriminalë, ka ndihmuar autorët e atentatit të Rinasit me armatime.

Gjithashtu edhe mjeti tip “Toyota” që përdorën qitësit, dyshohet se ka dalë nga banesa e Ylli Zallës.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, kanë siguruar informacion për një ambient ku mbaheshin armë zjarri.

Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Zall, Fushë Krujë, afër banesës së shtetasit Y. Z., u gjetën në tokë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

-24 kallëpë tritoli, 11 granata dore sulmuese, sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitila zjarrpërcjellës, 5 ndezës granatash, 74 kapsolla detonatore, 19 mbështjellje sferike C4, 11 kallëpë dinamiti;

-27 djegore;

-3 armë zjarri, krehra dhe pjesë armësh;

-2 silenciatorë, 9000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

-6 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;

-uniforma policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim shtetasi Y. Z., 49 vjeç, i cili nga hetimet e para dyshohet se është poseduesi i tyre.

Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.
Ndërkohë, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë./Versus.al

Tags:

ylli zalla

Poll