AKTUALITET /

Jurgis Çyrbja kërkoi të lirohet sot, GJKKO rrëzon ish-deputetin: Ke dhe disa orë për të kryer!

Sipas avokatit të tij, Çyrbja duhet të lirohej, por gjykata arsyetoi se i kishin mbetur disa orë nga dënimi.

Shkruar nga Versus
Jurgis Çyrbja kërkoi të lirohet sot, GJKKO rrëzon
Jurgis Çyrbja

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Jurgis Çyrbjas për lirimin nga burgu pas përfundimit të dënimit.

Vendimi u shpall më 20 shkurt 2026 nga gjyqtarët Daniela Shirka, Florjan Kalaja dhe Tereza Merkaj.

Sipas avokatit të tij, Çyrbja duhet të lirohej, por gjykata arsyetoi se i kishin mbetur disa orë nga dënimi.

Çyrbja ishte arrestuar në tetor 2024 dhe më 3 nëntor 2025 u dënua me 3 vite burg për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit.

Me gjykim të shkurtuar, ai ka vuajtur 2 vite të dënimit.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit për dy legjislatura dhe ka dhënë dorëheqjen nga mandati në tetor 2024, në kohën kur hetimet e SPAK kishin hyrë në fazën përfundimtare.

Vendimi i Gjykatës: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Daniela Shirka (kryesuese), Florjan Kalaja (anëtar) dhe Tereza Merkaj (anëtare), sot më datë 20.02.2026, disponoi për çështjen penale nr. 73 akti, datë 18.02.2026 regjistrimi, mbi kërkesën e të pandehurit J.Ç, me objekt: “Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, caktuar me vendimin nr. 126, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, verifikuar me vendimin nr. 129, datë 22.10.2024 të kësaj gjykate, për shkak të përfundimit të dënimit të dhënë me vendimin nr. 68, datë 03.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, si vijon: - Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit J.Ç. U shpall në Tiranë, sot më datë 20.02.2026”/Versus.al

Poll