I ekstraduar pak dite me pare nga Belgjika, vëllai i Suel Celës, Mario Cela, i është drejtuar gjykatës së posacme me kërkesë për zëvendësim të masës së sigurisë për shkaqe shëndetësore.
Sot ai nuk është paraqitur vete në seancën që po zhvillohet po përfaqësohet nga avokati Artan Gjermeni Ndërsa spak përfaqësohet nga Prokurori Altin Dumani.
Vetë Mario Cela po qëndron në Spitalin e Burgjeve, pasi ka pretenduar probleme shëndetësore.
Mësohet se Çela ka ardhur nga Belgjika i pajisur me një epikrizë që vërteton gjendjen e tij shëndetësore.
Mario Çela është vëllai i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale të Elbasanit që u godit nga SPAK.
Ai u arrestua disa kohë më parë në Belgjikë, në kuadër të operacionit të SPAK, i cili lëshoi asokohe 21 urdhër-arreste, mes të cilave edhe për Mario Çelën.
Pak ditë më parë GJKKO i komunkioi masën e sigurisë “Arrest në burg” te marre ne mungese për disa vepra penale, “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat"./Versus.al

