Një 40-vjeçar nga Skrapari, i identifikuar si Ilir Kurti, rezulton i zhdukur prej 24 orësh, duke shkaktuar shqetësim të madh tek familjarët dhe të afërmit e tij.
Sipas të dhënave nga familja, Kurti ka humbur kontaktet që nga mëngjesi i ditës së djeshme, dhe përpjekjet për ta gjetur kanë qenë të pasuksesshme.
Familjarët u alarmuan edhe më shumë pas marrjes së një mesazhi me përmbajtje shqetësuese, dërguar të vëllait të tij në Francë, dhe menjëherë nisën kërkimet në zonë bashkë me miqtë.
Mbrëmë, shokët e 40-vjeçarit gjetën motorin e tij pranë kanioneve të Skraparit.
Pranë mjetit u konstatuan disa sende personale, përfshirë një shishe vere dhe një cigare, të dyja të konsumuar përgjysmë.
Familja ka bërë apel te qytetarët që mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij dhe ka kërkuar ndihmën e policisë.
Ilir Kurti është i divorcuar dhe baba i një fëmije, dhe jetonte me nënën e tij në Skrapar./Versus.al

