AKTUALITET /

EMRAT+VIDEO/ Zbulohet një tunel ku kultivohej kanabis në Shkodër, kapen në flagrancë dy “pronarët”

Policia e Shkodrës zbuloi një tunel në lagjen “10 Korriku” ku kultivoheshin 670 bimë kanabisi dhe sekuestroi pajisjet për përpunimin e tyre. Tre persona u arrestuan, ndërsa tre të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.

Shkruar nga Versus

EMRAT+VIDEO/ Zbulohet një tunel ku kultivohej kanabis në Shkodër,

Një operacion i strukturuar i Policisë së Shkodrës ka çuar në arrestimin e tre personave dhe nisjen e hetimeve për tre të tjerë pas zbulimit të një tuneli të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike në lagjen “10 Korriku”.

Operacioni, i koduar “Neonët 9”, u zhvillua nga strukturat e specializuara të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë dhe të mbështetur nga Forca e Posaçme “Shqiponja”. Kontrollet intensive u fokusuan në ambiente të mbyllura ku kultivoheshin bimë narkotike me llamba dhe pajisje për tharje dhe përpunim për shitje.

Në ambientin e gjetur në oborrin e një banese të marrë me qira nga A. P., policia sekuestruar 555 fidanë dhe 115 bimë kanabis, 126 llamba, 80 pajisje inverter, 31 panele LED dhe 17 filtra ajri, të cilat shërbenin për kultivimin dhe tharjen e bimëve.

Tre persona të arrestuar janë identifikuar si Arvid Papajanis, Klodian Hasanaj dhe Dritan Selmani, ndërsa tre të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë, përfshirë punonjës të OSHEE-së të dyshuar për shpërdorim detyre.

Materialet e operacionit janë dorëzuar në Prokurorinë e Shkodrës për veprime të mëtejshme, ndërsa policia vijon dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Njoftimi i policisë:

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, strukturat e specializuara të DVP Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë ushtruar kontrolle intensive në ambiente të mbyllura, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike me anë të llambave, tharjen dhe përpunimin e tyre për shitje.

Si rezultat, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Neonët 9”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë zbuluar një ambient (tunel), në oborrin e një banese të marrë me qira nga shtetasi A. P., në lagjen “10 Korriku”, i cili ishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Nga kontrollet në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 555 fidanë dhe 115 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 126 llamba, 80 paisje inventer, 31 panele led dhe 17 filtra ajri, që shërbenin për kultivimin dhe tharjen e fidanë dhe bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., 35 vjeç, banues në Shkodër dhe K. H., 30 vjeç, banues në fshatin Degë, Tropojë, të cilët u kapën në ambientet e tunelit.

Gjithashtu, u vu në në pranga shtetasi D. S., 40 vjeç, banues në Shkodër, si dhe nisi hetimi për shtetasit D. P., 32 vjeç, M. H., 35 vjeç dhe F. V., 23 vjeç, punonjës të OSHEE-së, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Versus.al

Poll