POLITIKË /

VIDEO/ Policia e kallëzoi në SPAK, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer: Nuk mu ndanë as majtas, djathtas

Ish-kryetarja e LSI siç duket e ka pritur lajmin me sportivitet

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Policia e kallëzoi në SPAK, Kryemadhi shfaqet duke

Pas tensioneve të një dite më parë në Parlament, policia referoi në SPAK 23 depetutë të opozitës të cilët dogjën karriget e tyre në shenjë proteste.

Një nga këto deputetë ishte dhe Monika Kryemadhi, e cila në një video të publikuar në llogarinë e saj në Instagram ka treguar se si e priti lajmin.

Ish-kryetarja e LSI shfaqet në video duke kërcyer nën ritmet e këngës Jump të grupit të vajzave  'Pointer Sisters'  ndërsa shkruan:  Mood im pas një tjetër procedimi penal, nuk mu ndanë sa majtas djathtas.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Monika Kryemadhi (@monika.kryemadhi)

Në njoftimin e saj policia shkruante:

Ditën e djeshme, gjatë zhvillimit së seancës plenare, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, këta shtetas (deputetë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë) kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrike dhe kanë hedhur në drejtim të Kryetares së Kuvendit dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, sende të forta (pjesë të karriges së thyer). Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë


EMRAT E DEPUTETEVE QE U CUAN NE SPAK

Flamur Noka
Gazmend Bardhi
Bledion Nallbati
Dhurata Çupi
Flamur Hoxha
Xhelal Mziu
Lefter Geshtenja
Agron Gjekmarkaj
Ina Zhupa
Lindita Mataliaj
Dashnor Sula
Luan Baçi
Lodovik Hasani
Asllan Dogjani
Elidon Bushati
Erisa Xhixho
Sorina Koti
Sajmir Korreshi
Edmond Spaho
Kasem Mahmutaj
vangjel Dule
Monika Kryemadhi
Isuf Çelaj/ Versus.al

Poll