Agron Shehaj prej dy orësh ka bllokuar foltoren dhe nuk lejon as deputetët e maxhorancës dhe as ata të opozitës që të mbajnë fjalën.
Edhe pas tentativave dhe kërkesave të kolegëve, ai sërish nuk ka pranuar të lirojë foltoren. Edhe përjashtimit nga seanca nuk ka sjellë ndryshim të situatës.
“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i tha Gazmend Bardhi, ish-deputetit të PD-së Shehajt pas ndërprerjes së seancës.
Në përgjigjeve të akuzave të Bardhit se Shehaj me sjelljen e tij në Kuvend po bëhej shërbëtor i socialistëve, ish deputeti demokrat i ka kujtuar Bardhit faktin që ka qenë në selinë e PD-së, në atë kohë në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët, në 8 janar 2022 u rrahën teksa kërkonin të futeshin brenda godinës. Në minutën e 24 të videos mund të ndiqni debatin e plotë
“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj Bardhit.
Deputeti opozitar, Agron Shehaj nuk iku nga foltorja e Kuvendit, duke këmbëngulur për një interpelancë me ministren Balluku për aksin Thumanë Kashar. Ministrja u fut në liven në Facebook të Shehajt, ku shpjegoi arsyen përse nuk është mbajtur interpelanca.







