POLITIKË /

Vilë në Rolling Hills, Kryemadhi: Kisha në plan ta shkëmbeja me dyqanet në Tiranë, por e lashë! Meta s'dinte gjë

Kryemadhi tha se kishte hequr dorë nga vila kur Meta nuk kishte dashur të ishte fqinj me ambasadorin grek.

Shkruar nga Versus
Vilë në Rolling Hills, Kryemadhi: Kisha në plan ta shkëmbeja
Deputetja e PL, Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi në konferencën për mediat u pyet edhe lidhur me akuzën e bërë ndaj saj se ka përfituar një vilë në Rolling Hills nga biznesmeni Samir Mane në këmbim të ndryshimit të një ligji duke përdorur influencën e saj politike.

Ajo tha se Meta nuk ka qenë në dijeni të një vile të tillë dhe se prona ishte planifikuar të shkëmbehej me një dyqan dhe një apartament që ka pasur në zonën e ish-bllokut duke argumentuar se e kishte zgjedhur këtë pasi jetesa në Tiranë ishte shumë e zhurmshme. Por tha se në fund u anlua pasi Meta nuk ishte dakord. 

“Është mashtrim, mos e ka ngatërruar me vilën e Romana Vllahutin. Unë kam dashur që të marr një vilë, pa dijeninë e Ilir Metës. E kam parë, kam shkuar e kam parë të pandërtuar. E kam menduar se do kisha shitur shtëpinë tek Blloku. Atje nuk jetohej se kishte zhurmë. Kur plakesh kap hanxharin në dorë për ata që bëjnë zhurmë. Shkuam e kemi parë si të gjithë gratë. Ilir Meta nuk ka ditur gjë sepse shtëpinë do ta bëja unë. Do bëhej me shkëmbim me dyqanet që kam unë. Ambasadori grek i ka thënë Ilir Metës do jemi komshinj bashkë? Ça shtëpie thotë ky? Edhe e lashë, morëm pastaj shtëpinë tek Kodra e Diellit ku jemi sot.- u shpreh Kryemadhi. Versus.al

Poll