Opozita ka hapur sot fushatën në Himarë.
Përveç kandidatit Petro Gjikuria, të pranishëm në këtë hapje fushate ka qenë edhe kreut i PBDNJ-së, Vangjel Dule, sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi dhe drejtues të degëve lokale të partive të opozitës.
Takimin e parë me banorët e kanë bërë në Himara fshat.
Gjatë fjalës së tij, kandidati Petro Gjikuria tha se do të vërë në zbatim programin e Fredi Belerit.
"Çfarë ka bërë Goro si kryetar bashkie, të gjithë këta e kanë lënë bashkinë e Himarës në gjendjen që është sot. Solli Tavon me katapultim. Bashkia nuk ka nevojë për një politikan, por një person që do të punojë për të zgjidhur problemet. Thonë edhe se Fredi nuk është me mua, është gënjeshtër shumë e madhe, prania e Petro Belerit dëshmon të kundërtën. Do të vë në zbatim programin e Fredi Belerit", tha ai.







