POLITIKË /

Zhupa përplaset me Evis Kushin: S’ka formulë në botë që shpjegon sesi e zgjodhën qytetarët Zegjinenë  

Debate në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryetarja e komisionit, ish deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar për herë të parë për rezultatet zgjedhjet e 11 majit.

Shkruar nga Versus
Zhupa përplaset me Evis Kushin: S’ka formulë në botë
Ina Zhupa

Debate në Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, i mbledhur për herë të parë pas zgjedhjeve të 11 majit. Kryetarja e komisionit, ish deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar për herë të parë për rezultatet zgjedhjet e 11 majit.

Sipas saj, mazhoranca ka siguruar 83 mandate përmes bandave të Suel Çelës, Troplinëve dhe Bajrave. Nga ana tjetër ajo është shprehur se PS-ja ndaloi Blerina Gjylametin të kërkonte të drejtën e saj për mandatin e deputetes pasi i ishte caktuar Olta Xhaçkës.

Ina Zhupa: Jemi unik si e bëjmë farsat zgjedhore. Jemi unikë si mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, që sa më shumë shtohet numri i atyre që kapen me vjedhje dhe shkojnë në burg për korrupsion, aq më shumë i shtohen votat e një maxhorance. Sa më shumë shtohen tenderat e vjedhura aq më shumë ju bëhen votat. Nuk ka formulë në botë të shpjegojë si mund të votojë një qytetar Zeqinenë e të mos hyjë Lindita Buxheli. Nuk ka formulë në botë logjike si të dalë më i votuar Arkend Balla që e kemi pasur 4 vite në parlament e nuk e kemi dëgjuar kurrë por e ka dëgjuar elektorati sa i mirë qenka në mbrojtje të interesave të tyre, kur ska folur ndonjëherë. Jo vetëm i rriten votat por tejkalon dhe votën e kryeministrit kur kandidonte në Durrës.

Çfarë tju thuash juve?!

Ne kemi detyrë ta denoncojmë këtë farsë elektorale në cdo institucion ndërkombëtar dhe për të qenë garant se nuk do të tërhiqemi e do të jemi si makth i madh sado që vidhni e shkatërroni.

Më vjen keq se nga 27 kolegë vetëm 5 do të kthehemi. Shpesh jua kam thënë mos u përdorni, mos u bëni vegla e ushtarë. Ashtu ndodhi. Kaluat ligje me porosi e koncesione kundër interesit publik.

Iku Blerina, madje e ndaluan të ankohej se ishte paracaktuar ta merrte Olta e investimeve strategjike që nuk e fitoi dot këtu Tiranën por i erdhën me thasë nga diaspora për të vendosur atë që donte lideri juaj global.

Në replikë të saj, Evis Kushi tha se PS-ja edhe kur fiton reflekton ndryshe nga demokratët.

Evis Kushi: Pasi humbni në vend që të reflektoni akuzoni fituesit se ju vodhën zgjedhjet. Nuk e kërkoni tek vetja. Ne edhe kur fitojmë reflektojmë. Për ne është përgjjegjësi e madhe 83 mandate që na kanë dhënë. Sa i takon Elbasanit dua ti falënderoj qytetarët që dha fitore 10 me yll ndërsa opozita pati 4 mandate. Sa i takon shqetësimeve për deputetët që nuk do jenë në mandatin e ardhshëm dhe paragjykimet që keni për deputetët e rinj, po them që fati ynë është që ne do jemi në qeverisje. E sigurisht duke qenë në qeverisje kemi kaq shumë mundësi për të dhënë kontribut. Versus.al

Poll