Ka befasur autoritetet zbulimi i identitetit të një piromani në Greqi. Ai ka rezultuar të jetë një ish-profesor në shkollën e policisë, autor, intelektual. Emri i 66 vjeçarit nuk është bërë i ditur nga mediat e vendit fqinj, por arrestimi u bë të hënën e kaluar, pasi ish-profesori konsiderohet si përgjegjës për shkaktimin e katër zjarreve në Vari të Atikës .
Ajo që është befasuese është se i njëjti burrë, së bashku me një shok tjetër, i kishin dërguar një email bashkisë lokale në fund të majit, duke u ankuar për pastrimin e parcelave të tokës e duke shprehur frikën se kishte rrezik zjarri. Veprimi i të arrestuarit u zbulua pas një hetimi të plotë nga Drejtoria për Shuarjen e Krimeve të Zjarrvënësve, zyrtarët e së cilës arritën të bashkonin të gjitha pjesët e enigmës dhe më në fund arritën në identitetin e personit. Autori i dyshuar i zjarrvënieve të qëllimshme u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonë
Një video kapi burrin duke ecur pranë një vendi ku një zjarr filloi pak më pas. Një video tjetër tregon të njëjtin burrë duke hedhur një objekt të përflakur te barërat e këqija. Ndonëse zjarri fillestar nuk ndizet, burri i vë zjarrin një pjese tjetër me barërat e këqija e të thata, duke pritur derisa të rritet ndjeshëm gjuhët e flakës, përpara se të largohet nga skena e krimit







