MAGAZINË /

“Ka vuajtur për ditë me radhë, s’doja të dilte i traumatizuar”, Sara zbulon çfarë ndodhi me Bardhin pas BBVIP

Ish-banorja tha se reagimet e saj ishin shqetësime për mënyrën sesi Bardhi do e përjetonte daljen nga shtëpia e BBVIP.

Shkruar nga Versus
“Ka vuajtur për ditë me radhë, s’doja të dilte i
Sara dhe Bardhi

Sara Gjordeni në Post Big Brother VIP ka folur lidhur me situatën dhe mënyrën sesi partneri i saj, këngëtari Bardhi doli nga shtëpia VIP.

Ajo tha se reagimi i saj i ashpër kishte ardhur nga mënyrë sesi u menaxhua situate me Bardhin duke shtuar se nuk donte që ai të largohej nga Big Brother VIP i traumatizuar. Ndër të tjera, ish-banorja e BBVIP, zbuloi se këngëtari kishte vuajtur për ditë me radhë pasi u largua nga gara.

Ledion Liço: Ti bërë një deklaratë shumë të fortë kur Bardhi la shtëpinë e BBV3 për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së vetë. Ishte një periudhë që kishte goxha deklarata. Çfarë halli kishte atëherë?

Sara Gjordeni: Nuk kisha asnjë hall, unë nuk doja të Bardhi të dilte i traumatizuar nga e gjithë situata, së dyti i pëlqente, nuk i pëlqente njerëzve, unë që nga momenti i parë që kam dalë deri më sot unë kam  thënë vetën të vërtetat, nëse njerëzve nuk i konvenon, është puna e tyre. Nuk kam qenë e kënaqur me mënyrën se si është menaxhuar situata me Bardhin, sepse mendoj që mund të ishte sjellë më ndryshe që Bardhi të traumatizohej pak më parë sepse ai e ka vuajtur për ditë me radhë mbas daljes nga BBV situatën që u krijua.

Sara Gjordeni dhe Bardhi patën një lidhje të shumëpërfolur në Big Brother VIP dhe tashmë pas daljes nga shtëpia presin edhe një fëmijë. Versus.al

Poll