Kur një pjesë e Europës po digjet nga temperatura të larta, Belgjika po kërcënohet nga stuhitë e forta.
Mbrëmjen e djeshme reshje të dendura shiu dhe stuhitë goditën provincat Liege dhe Limburg, ku autoritetet lokale kanë lëshuar përkohësisht dhe kodi portokalli.
Dëmet sipas mediave vendase kanë qenë të kufizuar dhe nuk katë lënduar,.
Belgjika ka përjetuar tashmë reshje më të mëdha se normalja për 11 muaj rresht. "Nuk është parë kurrë më parë që nga 1833", sipas meteorologëve.
Ndërsa një zjarr shpërtheu nga një rrufe që goditi mëngjesin e sotëm një vilë në Wilrijk pas një stuhie të fortë në zonë.
Po sipas meteorologëve shira intensive pritet të vazhdojnë gjithë mëngjesin e ditës së sotme, përpara se t'i lënë vendin më shumë kthjellimit në fund të ditës./Versus.al







