
Regjisorja e njohur, Arnita Beqiraj ka qenë e ftuar në “Ftesë në 5” dhe ka dhënë detaje nga jeta e saj personale e profesionale.
Ish-missi ka treguar vështirësitë që ajo ka kaluar gjatë jetës së saj dhe u ndal edhe tek mungesa e babait, duke mos e takuar kurrë, pasi është ndarë nga jeta shumë herët.
Sipas saj fëmijëria përcakton edhe rrjedhën tjetër të jetës, ‘një fëmijëri e lumtur të sjell balanca të mira në vijim’, tha Beqiraj.
“Thonë që unë jam shumë e ngashme fizikisht me tim at, gati, gati si sozi. Unë nuk e kam vuajtur kurrë mungesën e të paturit, ka qenë një kuriozitet, por nuk e kam vuajtur sepse jam rritur me një dashuri të tillë, që kur shoh situata kur mungon jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe në punë, për mua fëmijëria është praktikisht ajo që jemi gjatë gjithë jetës sonë. Është e pamundur që nëse nuk ke qenë një fëmijë i lumtur, të kesh balanca të mira në jetën tënde më vonë”, shtoi ndër të tjera Arnita Beqiraj.
Ajo tregoi gjithashtu se babai i saj ishte larguar nga jeta shumë herët, kur mamaja ishte në moshë shumë të re.
“Pas largimit të babait, mamaja është detyruar të më rrisë mua dhe motrën vetëm me shumë vështirësi, por dashuria nga ana e saj nuk ka munguar kurrë”, u shpreh Arnita./ Versus.al







