
Implikime të reja në tentativën për shantazh dhe zhvatje ndaj familjes së Michael Schumacher .
Një 52-vjeçar, pjesë e skuadrës së sigurisë së familjarëve të ish-kampionit të Formula 1 është arrestuar në Wuppertal të Gjermanisë.
Hetuesit besojnë se 52 vjeçari ka punuar në prapaskenë me njerëz të tjerë për të kërcënuar me publikimin e fotove në lidhje me aksidentin e rëndë të Schumacher teksa bëntë ski në vitin 2013.
Ish-punonjësi i sigurimit, i cili tani është arrestuar, thuhet se ka qenë përgjegjës për dixhitalizimin e fotografive private të familjes të cilat më pas do ti dorëzonte tek dy të implikuarit e tjerë babë e bir, Yilmaz T. (53 vjeç) dhe djali tij ( 30 vjeç).
Me të shtënat në dorë foto do të fillonte më pas shantazhi dhe për të mos publikuar pamjet private të Schumit, banda do të kërkonte rreth 15 milionë euro.








